Skip to content
Të Gjitha

I riatdhesuar nga Kosova, detaje për rastin e ri me COVID-19 në Kukës

· 1 min lexim

Për të trtën ditë radhazi në vendin tonë u shënua një numër i ulët rastesh të reja me COVID-19.

Nga 171 persona të testuar në 24 orët e fundit, u konfirmuan vetëm 7 raste të reja me koronavirus, ku 5 ishin në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës.

Mësohet se i prekuri në Kukës është një rast i riatdhesuar nga Kosova.

Ky shtetas është nga Tirana dhe po qëndronte në karantinë në një hotel në Kukës, së bashku me 15 të riatdhesuar të tjerë.

Të gjithë të karantinuarve u janë marrë tamponat dhe për fat të mirë kanë rezultuar negativ, ndërsa i infektuari është transportuar në Tiranë.

Në Kukës numri i të prekurve ka shkuar në 18, ku 16 prej tyre janë shëruar plotësisht.

Në mesin e të shëruarve janë 5 punonjës të spitalit Infektiv dhe 6 efektivë të patrullës së policisë në Kukës.