Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar në Tiranë.
Gjykata e Romës, më 18.11.2019, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për Gj.LL, për trafikimin e sasive të mëdha të drogës, kryer në bashkëpunim.
I arrestuari kishte rolin e ndërmjetësit dhe i ka doërëzuar një shtetasi italian, një sasi të madhe kanabisi, e cila është sekuestruar nga policia italiane.
Autoritetet italiane kanë vënë para drejtësisë të gjithë anëtarët e këtij rrjeti.
Interpol Tirana po vijon veprimet, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, 38-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit shqiptar Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës, me vendimin nr. 54980/16 RGNR-24411/19 RG GIP, datë 18.11.2019 ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.
Drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ky shtetas, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.