Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm në fshatin Rrembec, në Maliq, ku një person ka mbetur i plagosur
Gazeta Shqip raporton se shtetasi Artan Hajredini së bashku me të birin janë konfliktuar me shtetasim Juli Torre dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit me gërshërë në pjesën e barkut.
Sipas informacioneve paraprake, Torre është transportuar drejt spitalit për mjekim nga ku mësohet se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat babë e bir të dyshuar për plagosjen, teksa mësohet se i plagosuri dhe autorët janë të tre të komunitetit egjiptian.