Trafik droge e grabitje makinash/ Kush është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias
Policia ka zbardhur dy ngjarjet kriminale në Durrës ku mbetën të vrarë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe atentatin nda Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias më 2 mars.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri me dije se mekanizmi i përdorur në dy vrasjet është njëjtë.
Si autor të dyshuar për atentatin e pak ditëve më parë, u arrestuan Altin Ndoci 32 vjeç dhe K.A. 22 vjeç.
Ndoci është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka pasur precendentë penalë edhe në të shkuarën.
Ai u vu në pranga në vitin 2015, pasi një sërë grabitjesh automjetesh në Tiranë.
Ndoci dhe 28-vjeçari Sazan Cibaku asokohe ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve në kryeqytet.
Gjatë arrestimit në 2015-ën, atyre iu gjetën dhe sekuestruan tre pistoleta, maska të ndryshme, dy radio marrëse, jelek multifunksional, një sërë çelësa automjetesh, tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”, shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive, telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.
Njëkohësisht Altin Ndoci rezulton i dënuar edhe për trafik narkotikësh.
Pavarësisht veprave penale që rëndojnë mbi të, 33-vjeçar arriti që t’i shpëtonte burgut.
Së bashku me K.A. ai arriti të ekzekutonte dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia pak ditë më parë në Durrës, ndërsa është i përfshirë edhe në atentatin ndaj Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës më 2 mars, po në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, të dy ekzekutimet lidhen me prishjen e pazareve të drogës.