Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor del me 5 kërkesa

11:26 01/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor në ditën e punëtorëve ka dalë me 5 kërkesa.

Nga strukturat drejtuese kërkohet përmirësimi i kushteve të personelit shëndetësor në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, që konsiston në uljen e orëve ditorë të punës dhe testimin në mënyrë periodike.

Për punonjësit me shfaqje akute të sëmundjes kërkohet trajtim i veçantë.

Gjithashtu bluzat e bardha kërkojnë mjete mbrojtëse për të dhënë shërbimin, si dhe të rishikohet trajtimi financiar i këtij sektori.

Deklarata e plotë

Për ditën e 1 Majit Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përshëndet gjithë anëtarët e saj duke i kujtuar që është një ditë solidarizimi jo vetëm me njëri tjetrin por me të gjithë armatën e punonjësve të këtij sektori, të cilët sot në këtë periudhë të vështirë që po kalon rruzulli për shkak të COVID-19, janë në frontin më të vështirë duke rrezikuar jetët e tyre për ti shërbyer të gjithë atyre që gjenden në nevojë.

Njëkohësisht kjo sindikatë sjell në vëmendje të anëtarëve të saj kujdesin maksimal që duhet të kenë ata në mbrojtje të jetëve dhe të familjeve të tyre, duke përdorur masa mbrojtëse dhe duke mbajtur distancë vecanërisht në vende ku dyshimi për ekspozim të mundshëm ndaj SARS CoV 2 është i madh.
Kjo sindikatë kërkon nga strukturat drejtuese, përmirësimin e kushteve të punës së personelit shëndetësor që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, uljen e orëve ditore të punës me qëllim uljen e ekspozimit me këtë virus dhe dhënien e mundësisë së testimit në mënyrë periodike.
Punonjësit të cilët rezultojnë me shfaqje akute të sëmundjes të marrin trajtim të vecantë sikurse ndodh në rastet e aksidenteve në punë.
Të merren masa që i gjithë sistemi shëndetësor në nivele të ndryshme të tij dhe jo vetëm në spitalet terciare, të pajiset me mjete dhe masa mbrojtëse për të bërë të mundur dhënien e shërbimit profesional në mënyrën e kërkuar bashkëkohore.
Të rishikohet trajtimi financiar i këtij sektori si një nga sektorët që duhet të vlerësohet për volumin e punës, dhe rrezikshmërinë që ai po paraqet sot dhe në të ardhmen.
Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid19personeli shendetesorsindikata

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Trafik droge e grabitje makinash/ Kush është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English