Skip to content
Të Gjitha

Grabitje në Tiranë, maskat lidhin familjarët dhe marrin sendet me vlerë

· 1 min lexim

Tre persona të paidentifikuar kanë grabitur një familje  në fshatin Qinam të Tiranës.

Grabitja është kryer në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Autorët kanë lidhur familjarët dhe më pas kanë grabitur sendet me vlerë.

Mësohet se anëtarët e familjes nuk janë dhunuar nga grabitësit.

Sapo hajdutët janë larguar nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë.

Për momentin në komisiariatin Nr.5 janë shoqëruar 10 persona si të dyshuar për ngjarjen.