Skip to content
Të Gjitha

Sherri për një copë rrugë, zbardhet dëshmia e të plagosurit në Shkodër

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua dy ditë më parë në Urën e Bunës.

Gëzim Bici u plagos nga Bardh Isufi, pas një konflikti me këtë të fundit.

Sipas “Dosja.al”, konflikti ka nisur për rrugën, nga e cila do kalonte për të shkuar tek prona e tij, e cila ishte ngjitur me pronën e Isufit.

Pas një debati midis të dyve, Isufi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Bicin.

“U zumë për rrugën. Atë ditë shkova në pronën time, që e kam ngjitur  e atë të Isufit, pas pronës së tij. u zumë për rrugën, pasi për të shkuar tek prona ime, duhet të kaloj mbi pronën e tij,” mësohet të jetë shprehur Bici, që tregon se ka dy plagë në trup.

Isufi u arrestua ditën e djeshme, ndërsa Bici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.