Ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit raportin vjetor për gjendjen e kriminalitetit për vitin që lamë pas, ku vihet re një ulje e lehtë e nivelit të tij përgjatë vitit të shkuar krahasuar me 2018.
Në këtë raport, të siguruar nga Abc News, jepen të dhëna mbi numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit në vend gjatë vitit 2019 dhe gjithashtu një vështrim krahasimor për veprat specifike në krahasim me të dhënat e viteve të kaluara.
Kështu, sipas shifrave të paraqitura vërehet se në vitin 2018 koeficienti i kriminalitetit për 100, 000 banorë në të gjithë vendin ka qenë mesatarisht 1,072 krahasuar me 1,094 që ishte në vitin 2018.
Sakaq, gjatë vitit 2,019 janë rritur disa vepra apo krime të fushave të ndryshme: 40 % krimet seksuale, janë shtuar pengmarrjet, si dhe ka 25 % më shumë banda kriminale.
Vlora kryeson listën si qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit, e ndjekur nga Gjirokastra dhe më pas Durrësi.
Vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31 % të gjithë gamës së veprave, ndërsa është shqetësues fakti se ka një rritje me 40 % të krimeve seksuale si edhe 30 % të rrëmbimeve.