Skip to content
Të Gjitha

Nga Urgjenca tek pavioni i terapisë intensive: Publikohen pamjet brenda mureve të Infektivit

· 1 min lexim

Me identifikimin e 2 rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë, spitali Infektiv u kthye në një spital Covid, ku pret të infektuar nga virusi çdo ditë.

Në këto kushte, kurioziteti se çfarë ndodh brenda mureve të këtij spitali është i madh, por pamjet janë të pakta.

Mbrëmjen e sotme “Top Story” transmetoi disa pamje brenda Covid 1.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ,tregoi shkurtimisht tablon që paraqitej, duke nisur nga Urgjenca ku ndodheshin pacientët që kishin shfaqur komplikacione dhe ndërkohë po i nënshtroheshin testit.

Më pas, mjekja prezantoi pavionin e të shtruarve që ndodheshin në një gjendje të stabilizuar, por nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve.

Për të kaluar më pas tek zona më e nxehtë e spitalit, që është padyshim pavioni i terapisë intensive, ku qëndrojnë personat që janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Siç tregoi edhe Çomo, rreziku në këtë pavion është i lartë edhe për mjekët, teksa deri tani pjesa më e madhe e pacientëve që i janë nënshtruar terapisë intensive ka humbur jetën.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/255545708910217/