Skip to content
Të Gjitha

Mbyllja e vitit shkollor: Ja 4 vendimet përfundimtare që komunikoi ministrja Besa Shahini

· 2 min lexim

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ministrja Besa Shahini ka bërë me dije vendimin e qeverisë lidhur me vazhdimësinë e procesit mësimor, bazuar në 4 pika.

1. Shahini ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar nxënësit nga klasa e 1 deri në klasën e 11 nuk do kthehen në shkollë, por do vijojnë mësimin nga shtëpia.

Mësimi online do vijojë deri në 29 maj, ndërsa vlerësimet përfundimtare do mbyllen 2 javët e para të qershorit nga mësuesit në shkollat përkatëse, ku vlerësimi i çdo nxënësi do bëhet mbi bazën e notave të marra deri më 9 mars, kurse nga mësimi online do përfshihen vetëm notat që i ndihmojnë nxënësit.

Shtatori do fillojë me përsëritjen e temave të zhvilluara nga shtëpia,  kurse nxënësit që duan të përsërisin vitin duhet të lajmërojnë autoritetet sa më parë.

2. Sakaq, provimet e klasave të 5-ta dhe të 9-a anulohen.

3. Të vetmit që do rikthehen në bankat e shkollës më 18 maj deri më 5 qershor janë maturantët, ku rregullat do jenë strikte dhe mësimi do zhvillohet mbi bazën e protokollit që do publikohet nesër dhe sipas ministres, mësimi do organizohet në klasa me nga 10-12 nxënës, e po ashtu do përdoren edhe ambientet e shkollave 9-vjeçare.

4. Maturantët do orientohen mbi provimet e maturës, ku nuk do përfshihen mësimet e zhvilluara nga shtëpia, teksa provimet do realizohen mes datave 8 dhe 18 qershor, nën masat striket dhe rregullave të pandemisë.

Provimet do bazohet tek njohuritë e marra nga klasa e 10 deri në klasën e 12, para pandemisë, si edhe do ketë lehtësime.

Mirëpo, ministrja nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me vitin akademik, pasi pritet që Universitetet të marrin vetë vendimet, teksa deri tani Univesriteti i Mjekësisë dhe ai i Gjuhëve të huaja kanë lajmëruar se do e mbyllin vitin me mësim online.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2371119329853334/