Tre të rinj u përfshinë në një konflikt në një Fast Food në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
R.O. 21 vjeç dhe A.G. 27 vjeç, qëlluan disa herë me thikë brenda ambjenteve të Fast Food-it 23-vjeçarin R.Sh.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar autorët dhe duke ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, me të cilën autorët po godisnin 23-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda. Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.
Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.