Një vrasje e dyfishtë u regjistrua ditën e djeshme në fshatin Lalm i vjetër në Lezhë, ku mbetën të vdekur rapsodi Kolë Murrani dhe infermieri Preng Simoni.
Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Aleksandër Përdoda, i cili është autori i dyshuar i ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkak për vrasjen është bërë një konflikt për motive pronësie, ku shënjestra ishte rapsodi.
Autori ndërkohë ka pasur kohë të mbledhë edhe gëzhojat, pasi ekspertët e kriminalistikës nuk i kanë gjetur në vendngjarje.
Hetuesit dyshojnë se ndaj Murranit dhe Simonit është qëlluar me pistoletë dhe kallashnikov.
Trupat e pajetë u gjetën nga djali i njërit prej viktimave, i cili ka lajmëruar më pas policinë.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.