Më 21 prill një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tashmë në këtë institucion izolimi numërohen 19 të prekur, teksa sot janë konfirmuar edhe 11 raste në burgun 310.
Kujtojmë që në burgun 313 ndodhen disa prej kokave më të rrezikshme të bandave në Shqipëri, si Emiljano Shullazi, me anëtarët e grupit të rrugës së Kavajës, banda e Bajrëve të Shkodrës dhe Altin Avdyli i njohur si ‘Niçja’.
Me identifikim e rastit të parë të burgosurit janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima, ku në videot e publikuara dëgjohen zërat e ‘kokave të krimit’, të cilët bërtasin me fjalët “Rama ik”, dhe “Mbyte…mbyte”.
LEXO: Një i burgosur u identifikua me Covid-19, ‘kokat e krimit’ në panik: Të bërtitura tek 313-ta (Video)
Disa ditë më parë Redja Rraja ka shpërthyer në revoltë dhe ka kërcënuar disa të burgosur, duke pretenduar se rrezikohet nga Covid-19.
“Nëse për 10 min nëse nuk njofton oficerin e rojës për të marë masa për t`a larguar të burgosurin që dëgjova se ka Covid, atëherë do të ngrejmë sektorin në revoltë. do i q.. robt, do e sakatojmë.., do shëmb derën nuk do pyesim më! Do marr revansh! Nuk do gjej qetesi sektori!”, mësohet të jetë shprehur Rrahja i cili ndonëse ka vetëm 5 muaj në paraburgim, ka patur episode të përsëritura dhune ndaj punonjësve të sigurisë, të burgosurve të tjerë dhe dëmtojë ambjentet e qelisë.
Mirëpo, së fundmi, Tirananews.al shkruan se sotme Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për ta ndëshkuar duke e vendosur me tre muaj nën mbikëqyrje të veçantë.
Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.