Skip to content
Të Gjitha

Tronditet Durrësi: 2 të vdekur pas shkëmbimit me armë zjarri

· 1 min lexim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë, pasi 2 persona kanë humbur jetën në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, pranë tregut të makinave, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Megjithatë, autorët e krimit të dyfishtë janë ende të panjohur, teksa policia po punon për identifikimin e 2 viktimave.

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti, ku si pasojë ka humbur jetën drejtusi i tij dhe një pasagjer.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi herët ditën e sotme dy persona u gjendën të vrarë në Lezhë, për arsye ende të panjohura.

LEXO: E rëndë në Lezhë: Gjenden të vrarë dy persona

..në përditësim