Qyteti i Durrësit, ashtu si Lezha, është tronditur nga një ngjarje tragjike, ku vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzektuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës.
Dy të rinjtë kanë përshkruar rrugën nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” për në tregun e makinave në qytet, ku edhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentatorëve.
Deri tani policia ka shoqëruar 30 persona si dëshmitar të ngjarjes, një pjesë e të cilëve mësohet të jenë banorë të zonës, teksa një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve është ajo e dhënies së makinave me qira, biznes nën pronësinë e Besmirit.
LEXO: Ekzekutimi i 2 vëllezërve në Durrës: Policia shoqëron 30 persona, ja pistat ku po hetohet
Mësohet se Besmiri njihet edhe me nofkën “Miri i Kolës” dhe ka qenë me precedent penale jashtë vendit, por nuk dihet se për çfarë dhe duke marrë parasysh të shkuarën e tij, dyshohet se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait.
Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat.
Ditën e sotme vendi ynë është tronditur nga 3 vetëvrasje dhe 4 vrasje, ngjarje të ndodhura në 4 qytete të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën.
Kështu tre persona kanë vrarë veten ditën e sotme, një në Tiranë dhe dy në Elbasan.
LEXO: “E hëna e zezë” për vendin tonë: Gjendet i varur në pyll djali i biznesmenit
Sakaq, në fshatin Lalm të Lezhës pasditen e sotme u gjetën dy persona të vdekur, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Kol Murrani dhe Preng Simoni janë dy viktimat, teksa Policia ende nuk ka një pistë për vrasjen e tyre.
LEXO: Detaje të reja nga vrasja në Lezhë, trupat e pajetë u gjetën nga djali i njërit prej viktimave