Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës pasi dy persona janë gjetur të vdekur në Lalm të Vjetër.
Mendohet se ata kanën humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën kodrinore të thellë të qytetit.
Viktimat janë identifikuara si Kol Murrani dhe Preng Simoni, rreth 60 vjeç, të cilët kanë plagë të shkaktuara me armë zjarri në trupin e tyre.
Simoni mësohet se ka qenë infermier, kurse Murrani ka qenë rapsod i njohur.
Është ende e paqartë nëse të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy viktimave apo ka dhe të tjerë të përfshirë.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe nëse ka autorë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Deri tani janë shoqëruar nga blutë disa persona që dyshohet të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.