Skip to content
Të Gjitha

Ia mbathi pasi aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin: Arrestohet shoferi

· 1 min lexim

Shoferi i kamionit që aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin në Durrës, i cili po lëvizte me biçikletë, është kapur në flagrancë nga policia ditën e sotme.

Po lëvizte me biçikletë, 63-vjeçari aksidentohet për vdekje

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale G.T, 44 vjeç nga Tirana, i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.