Skip to content
Bota

U drejtoi armën, shqiptari në SHBA ekzekutohet nga oficerët e policisë

· 1 min lexim

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar nga policia në SHBA pasditen e djeshme.

Oficerët e pikasën Luan Agollin, i cili ishte i armatosur me armë zjarri dhe po shëtiste përreth kryqëzimit të rrugëve “Carroll” dhe “Harrison”.

Ata i bënë thirrje që të hidhte armën, por shqiptari i injoroi, ndërsa ua drejtoi pistoletën oficerëve.

Menjëherë oficerët e qëlluan, duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk ka asnjë informacion mbi motivet e veprimit të shqiptarit.

Ky i fundit jetonte prej vitesh në zonën “Paterson” në New Jersey.