Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë në një kanal në Durrës një 61-vjeçar, ja për çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Një burrë është gjetur i pajetë në një kanal në Durrës në lagjen nr.15 paraditen e sotme.

Sipas policisë viktima është 61-vjeçari me iniciale I.H.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 61-vjeçari është mbytur

Mësohet se viktima kishte probleme shëndetësore, por nuk është saktësuar ende.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.