Skip to content
Të Gjitha

Po lëvizte me biçikletë, 63-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës.

Një person, i cili udhëtonte me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një makinë.

Mësohet se viktima është 63-vjeçari me iniciale Xh.S.

Menjëherë pas aksidentit mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.