Skip to content
Të Gjitha

Ndryshime në Policinë e Shtetit me fillimin e  Vitit të Ri 2019, ja emërimet e reja

· 1 min lexim

Me fillimin e vitit 2019 Policia e Shtetit bëri ndryshime.

Në bazë të urdhrave të ministrit të Brendshëm, Drejtuesi i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Ndërsa si Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit emërohet Drejtuesi i Lartë Eduart Merkaj.

Emërimet u bën të ditura gjatë një takimi që zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilluan paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit dhe bën të ditur dy urdhrat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.