Italia është padyshim një nga vendet më të prekura nga Covid-19, pasi renditet e dyta në botë me 192, 994 të infektuar, ndërsa numri total i viktimave ka arritur 25, 959.
Mirëpo, së fundmi deputeti Vittorio Sgarbi ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë se po manipulon numrin e viktimave, duke e mbajtur vendin të mbyllur dhe se të vdekurit po përdoren për politikë dhe terrorizëm.
Më tej, Sgarbit tha se të paktën 60% e viktimave kanë shkak patologji të tjera, si zemra apo kanceri dhe jo prekjen nga Covid -19.
“Jo më 26 shkurt, po në 9 mars, shkenca thoshte se virusi ishte pak më shumë se një grip. E ka thënë dhe është e dokumentuar. Atëherë thoni të vërtetën. I dëgjuat dhe i dhatë numrat. Po i jap dhe unë. Mos thoni 25 mijë të vdekur, nuk është e vërtetë. Mos i përdorni të vdekurit për retorika politike dhe terrorizëm. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 96.3% kanë vdekur nga patologji të tjera. Ekzaktësisht numrat thonë këtë. Është e vërteta. 60 përqind kanë vdekur nga patologji të tjera, thënë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse nuk e di, lexo”, u shpreh Sgarbi.
Më tej, ai tha se në 4 maj Gjermania do të funksionojë normalisht, ndërkohë që Italia është nënshtruar dhe ka mbyllur 70% të industrisë.
“Në Gjermani, ekonomia, shëndetësia dhe shkollat në 4 maj do të funksionojnë normalisht. Jemi vendi me të drejtat më të vogla në Europë. Gjermania ka dhënë prova të forcës dhe të përgjigjes së drejtë, ne këtu jemi nënshtruar edhe një herë nga Gjermania nga sëmundja. Kemi mbyllur 70% të ndërmarrjeve. Isha i pari që kërkova mbylljen e Parlamentit. Pikërisht se e vërteta është gjëja më e rëndësishme të japim numrat realë. Të mos gënjejmë. Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit janë të vdekur nga infarkti, nga kanceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vdekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”.