Skip to content
Të Gjitha

Nuk kanë marrë pagën e luftës, punëtorët e fasonerisë në Durrës kërcënohen me pushim nga puna

· 1 min lexim

Një grup punonjësish në një fasoneri në periferi të Durrësit janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Një ditë pasi kanë paraqitur kërkesën tek drejtoria e Tatimeve, e kanë gjetur të mbyllur ndërmarrjen, shkruan “Balkanëeb”.

Mësohet se grupi i protestuesve është përçarë, pasi një pjesë e tyre janë kërcënuar me pushim nga puna.

Ndërmarrja në fjalë ka 86 punonjës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë pagën e luftës.

Punëtorët deklarojnë se janë në gjendje të rënduar ekonomike dhe ndihet të braktisur nga shteti e punëdhënësi gjithashtu.

Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë para për ushqim, si dhe rrezikojnë që të nxirren nga banesat, pasi nuk kanë paguar qiratë.

Kujtojmë këtu se fasoneritë janë kthyer në vatra të COVID-19 në Krujë, ku tashmë janë shënuar 65 të prekur.