Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen detajet: 67-vjeçari u vra me thikë pranë banesës, shkak tradhtia

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme nga qyteti i Korçës u raportua një ngjarje e rëndë, pasi një 67-vjeçar është vrarë me thikë, në lagjen nr. 7 të qytetit juglindor.

Viktima, Perikli Treska, është qëlluar për vdekje nga një person ende i paidentifikuar, teksa mësohet se po kthehej në shtëpi, në momentin që është përballur me autorin e vrasjes.

Viktima, Perikli Treska

67-vjeçari është gjetur i shtrirë në tokë nga e shoqja, e cila e ka dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Së fundmi, “BalkanWeb” ka zbardhur të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë, rreth së cilës dyshohet se shkak i vrasjes së të moshuarit të ketë qenë tradhtia.