Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kur situata të del jashtë kontrollit! Rakacolli në siklet: “Sikur e lamë për 20 minuta”

22:52 22/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Krejt papritur brenda pak ditësh Kruja u kthye në një vatër infeksioni, teksa deri tani numëron 58 raste.

Shkak janë bërë fasoneritë, ku puna jo vetëm që ka vazhduar, por nuk janë respektuar rregullat e posaçme dhe punonjësit janë detyruar të punojnë në kushte skandaloze.

Mbrëmjen e sotme në “Open” u fol më gjerë rreth kësaj teme, ku e ftuar ishte zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe një drejtor i njërës prej fasonerive të kthyera në vatër infeksioni.

Fakti që këto situata në këto biznese ka dalë jashtë kontrollit duket tashmë prej së largu dhe shteti vijon mos të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

E kjo u vu re sidomos edhe tek Rakacolli, e cila gjatë këtij emisioni u shfaqe tejet e sikletosur.

Si fillimi, ajo u përplas me drejtorin Shima, i cili u shpreh se nuk u njoftua nga Bashkia për mbylljen dhe se fasonerinë e kishin mbyllur vetë pas rastit të parë, ndërsa Rakacolli i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se ishte e pamundur që ata të mos kishin asnjë njoftim pasi emrin e fasonerisë e dinte i gjithë vendit.

Më pas, situata u bë më delikate pasi një punonjëse fasoneri bëri një denoncim live, duke u shprehur se është shumë e shqetësuar për gjendjen e saj dhe të gjithë familjes sepse kanë shfaqur shenja të virusit.

Ajo shtoi se në ambientet e punës nuk ka pasur asnjë lloj mase, madje nuk kishte as sapunë, teka pronarët “i bënin bisht shtetit”, sepse kur kishte kontrolle ata i shpërndanin punonjësit, ndërsa në rastet e tjera nuk respektohej distancimi social.

“Dua të qëndroj e paidentifikuar sepse nga frika e heqjes nga puna. Ne jemi punëtor halli. Sot bëra tamponin sepse kam frik. Vjerrën e kam me 40 temperaturë, ndërsa fëmijën e kam pasur dy ditë me 38. Nuk kishte masa. Aty ku punoja, aty haja. S’kemi pasur as sapun te banjot. Një maskë na kanë dhënë përgjithmonë. Kur vinte kontrolli na shpërndanin, kur largohej kontrolli u mblidhnim bashkë dhe nuk ruhej distanca. Këto shefat e mëdhenj nuk na kanë marrë në telefon asnjëherë, për asgjë.”- tha ndër të tjera punonjësja.

Ndërsa e pyetur se përse nuk ka denoncuar, ajo u shpreh se janë kërcënuar me vendin e punës dhe se: “Jemi të vegjël ne. I vogli shtypet kollaj”.

Pas kësaj dëshmie prekëse, Eni Vasili pyeti Rakacollin se si ka mundësi të raportohet të tilla raste kur në fakt shteti deklaron se ka ngritur Task- Forcën dhe se ka kontrolle në terren.

Zv.ministrja, e vendosur në sikletë tha se nuk mund të bëhen përgjithësime dhe shprehur keqardhje për punonjësen, por pa shpejguar: “Përse-në” e kërkuar me aq ngulm.

Por, nuk mbaron këtu, sepse ka shumë gjasa që Rakacolli mos të pranojë më ftesa për në emisionin “Open”.

Ose të paktën kështu la të kuptohej.

Duke qenë se për shkak të kushteve ndodhej në një lidhje me Skype, në një moment pati një shkëputje, teksa u dëgjua Rakacolli duke thënë: “Sikur e kishim lënë për 20 minuta!”

Nuk e dimë me siguri nëse zv.ministrja ka qenë duke numëruar minutat për shkak të angazhimeve të tjera, apo për shkak se nuk ka ditur t’i japë përgjigje situatës delikate të krijuar tashmë në Krujë. /gazetareforma.com

Të tjera

Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive
Bota

Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive

Rusia ka prezantuar zhvillimin e një vaksine të re kundër kancerit, e cila sipas autoriteteve ka dhënë rezultate shumë inkurajuese...

15:59 08/09/2025
Aksioni për hapësirat publike ekspozon dështimin e institucioneve, amnisti për zyrtarët përgjegjës
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike ekspozon dështimin e institucioneve, amnisti për zyrtarët përgjegjës

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka evidentuar mijëra raste ndërtimesh të paligjshme dhe pushtimi të tokës, por...

13:19 08/09/2025
Para

Balluku tregon kategoritë që i shpëtojnë karantinës në hotel, ja fluturimet e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive

Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive

15:59 08/09/2025
Aksioni për hapësirat publike ekspozon dështimin e institucioneve, amnisti për zyrtarët përgjegjës

Aksioni për hapësirat publike ekspozon dështimin e institucioneve, amnisti për zyrtarët përgjegjës

13:19 08/09/2025
Nëse po më lexon bëj një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!

Nëse po më lexon bëj një veprim të thjeshtë. Shih çdo ushqim, që ke në kuzhinë. Shihe mirë!

12:40 08/09/2025
Atentati në Shkodër merr viktimën e dytë/ Humb jetën edhe një i plagosur, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit

Atentati në Shkodër merr viktimën e dytë/ Humb jetën edhe një i plagosur, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit

10:29 08/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.