Ndonëse prej dy javësh kurba e viktimave dhe të prekurve po shkonte drejt rënies, krejt papritur situata është rënduar sërish në Itali, teksa sot ka pësuar rritje numri i rasteve të reja dhe është ulur numri i viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 437 persona dhe janë regjistruar 3,370 raste të reja.
Kështu, numri i të vdekurve në total është 25, 085 , ndërsa numri i të infektuarve 187,327.
Italia numëron 54,543 të shëruar teksa 2384 pacientë ndodhen në gjendje kritike, teksa që nga fillimi i përhapjes së pandemisë janë realizuar gjithsej 1.513.150 testime.
Disa ditë më parë në mediat fqinje u raportua se qeveria pritet të miratojë një dekret të ri që sjell një paketë prej 70 miliardë eurosh, duke iu ardhur në ndihmë bizneseve, punëtorëve, familjeve, ku 30 miliardë euro do të jenë për likuiditet për kompanitë, ndërsa rritet pagesa për bizneset e mbyllura, nga 600 në 800 euro për 2 muaj.
Prej ditësh shteti italian ka nisur ringritjen duke ideuar një paln me 5 pika, teksa qeveria ka paralajmëruar lehtësimin e masave dhe është gati t’i rikthehet pak nga pak jetës, teksa ekspertët kanë përgatitur skenarin e fazes së dytë.
Italia gati t’i rikthehet jetës! Ekspertët ideojnë fazën e dytë: Distancim fizik edhe më të ashpër
Ndërkohë, Italia ka vendosur që të aplikojë të shumëpërfolurin “testim masiv” që në disa vende ka dhënë rezultat pozitiv, duke arritur të izolohet virusi që po tmerron botën, ndërsa javën që lamë pas nisi edhe testimi serologjik, i cili do aplikohet edhe në vendin tonë me stafin e QSUT.
Italia i provon të gjitha armët kundër COVID-19: Nis “pasaportat e imunitetit”
Ndër vendet më të prekura nga koronavirusi: Itali ndërmerr hapin e rëndësishëm