Skip to content
Të Gjitha

OBSH këshillon shqiptarët: Çfarë të bëni për të mbajtur veten të sigurtë nga Covid-19

· 2 min lexim

Tashmë Covid-19 është emëruesi i përbashkët i të gjitha shteteve që po luftojnë kundër të ashtuquajturit “armik i padukshëm”, i cili deri tani ka shkaktuar 2,585,684  të infektuar  dhe 179,883 viktima në rang global.

E teksa dita e “çlirimit” nga ky virus duket e largët, së paku deri në krijimin e një vaksine, Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, ka dhënë disa këshilla për qytetarët lidhur me si të mbajnë veten të sigurt nga Covid-19.

  • Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror.
  • Lani duart shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë.
  • Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:
  • Kontrolloheni për simptomat e zakonshme. Mbani të informuar familjen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë.
  • Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi më parë, nëse është e mundur.

Deri tani në Shqipëri numërohen 634 të infektuar dhe 27 viktima nga koronavirusi që goditi vendin tonë më 9 mars.

Situata duket se po shkon drejt përmirësimit, teksa qeveria shqiptare ka gati planin e rihapjes që u prezantua ditën e sotme nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Manastirliu prezanton planin e rihapjes: Do të kalojë në 4 faza, ja kriteret