Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur për publikun planin e rihapjes, i cili përfshin 4 faza.
Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër i lehtësimit të masave do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varet nga personat e infektuar në një ditë, pacientët e shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar.
Sakaq, sipas ministres bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore.
”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere:
1- Epidemiologjik
2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollitPaketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave. Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.
Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik, çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”- tha Manastirliu.
Gjithashtu, Manastirliu ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të ketë një liri-dalje 2 orë e 30 minuta.
“Nga java e ardhshme do të rritet fasha e lëvizjes për qytetarët nga një orë e gjysëm në 2 orë e 30 minuta. Do të hapen dyqanet e rrobave , të këpucëve, të mobiljeve dhe të gjithë bizneset e tjera që kanë rrezikshmëri të ulët të përhapjes së infeksionit, transporti taksi ndërqytetas me një person të lejuar. Nëse nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm, plani parashikon dhe rikthim të masave shtrënguese. Nese ne nuk do të kemi nevojë që të kemi frenat, në fillim të majit do të mund të zgjerojmë lëvizjen e makinave dhe për nevoja blerje dhe do të zgjerojmë fashën e orarëve të lëvizjes së njerëzve brenda qyteteve” tha ndër të tjera Manastirliu.