Skip to content
Të Gjitha

Dy rastet e reja në Elbasan/ Burri nuk tregon kontaktet, gruaja niset me urgjencë drejt Infektivit

· 1 min lexim

 Ditën e sotme në Elbasan u konfirmuan dy raste të reja me COVID-19.

Ata janë një shofer autobusi i një fasonerie 62-vjeç dhe gruaja e tij, banues në lagjen “5 maji”.

Sipas “Dosja.al”, kjo e fundit është dërguar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.

Burri ndërkohë dyshohet se është infektuat te fasoneria, ndërsa nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të treguar personat e kontaktit.

Numri i të prekurve në Elbasan me dy rastet e reja, ka shkuar në 18.

Në këtë qytet vatër infeksioni konsiderohet restoranti pranë gjykatës, i cili ka qëndruar hapur gjatë periudhës së epidemisë.

Numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 634, ku në 24 orët e fundit u shënuan 25 raste të reja.

Gjatë orëve të fundit u regjistruar edhe viktima e 27-të, ndërsa u shëruan edhe 11 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin në 356.

Në spital Infektiv ndodhen 33 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID2, ndodhen 7 pacientë, 4 prej tyre në terapi intensive në gjendje të rëndë.