Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme lehtësimin e masave të tjera, duke bërë me dije se nga data 4 maj do të nisë hapja graduale duke nisur me zgjatjen e orarit të lëvizjes dhe hapjen e bllokut të tretë të bizneseve.
Ndalur tek arsimi ai theksoi se javën që vjen do ketë një vendim për shkollat dhe universitetet, teksa mbrëmjen e djeshme Manastirliu u shpreh se qeveria e ka në plan këtë çështje, por po studiojnë ende situatën.
Rama paralajmëron lehtësime të tjera nga 4 maji: Vendimi për shkollat javës tjetër
Ditën e djeshme kryeministri u shpreh se turizmi këtë vit do jetë lokal për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por kjo gjë nga ana tjetër do i bëjë mirë vendit tonë.
“Pyetja më e vështirë që ia bëj vetes në mëngjes”, Rama tregon si do zhvillohet turizmi këtë vit
Së fundmi, Rama deklaroi se në mes të muajit maj shpreson që të jetë gati një plan për sezonin e ri turistik, në kushtet kur vendi është përballë pandemisë së COVID-19, teksa shtoi se ka biseduar me kryeministra të disa vendeve në lidhje me këto plane për sezonin.
“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë, lidhur me turizmin. Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin si ne, jetik për ekonominë e tyre por dhe pjesë të pandashme të jetës, njerëzve gjatë sezonit të verës. Akoma nuk dihet asgjë, por gjithsesi falë edhe ndërveprimeve të tjera, do e kemi dhe ne planin tonë për turizmin, brenda majit. Shpresoj brenda gjysmës së majit.Por duhet të shohim edhe situatën me epideminë, pasi është shëndeti mbi të gjitha. S’do lejojmë që të degradojë gjendja solide që kemi sot në frontin shëndetësor, pavarësisht stresit për të gjithë ne. ”, tha kryeministri.
Sipas tij, pas kësaj pandemia situata nuk do të jetë e njëjtë dhe normaliteti i jetës nuk do të jetë ai që njerëzit kanë pasur para pandemisë dhe për këtë secili duhet të përshtatet me rregullat e reja, për të mos u kthyer sërish në gjendjen nga ku vendi po del me sukses.
“Duke kërkuar normalizimin duhet të ndajmë mendjen se kush e di për sa kohë normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim më parë, pasi jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme duhet të kemi një sjellje të re secili në raport me sigurinë dhe do të duhet t’i imponohemi njëri tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla që kërkon mbrojtja e normaliteti të ri për të mos u kthyer aty nga ku dolëm, deri tani me kaq shumë sukses”, tha Rama.
Sa i përket paketave ekonomike të qeverisë, Rama theksoi se ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës.
“Sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës. Kështu për të tjerët nuk do ketë më asnjë vonesë se do kalojnë brenda ditës. Janë 65 mijë individë që kanë refuzuar dhe janë ankuar. Do tu mbërrijë në email përkatës konfirmimi që përfitojnë sepse janë në katet e zgjeruar me 40 mijë lekë. Tatimfitimi i të gjitha bizneseve të vogla është falur. Ajo që është paguar janë sigurimet dhe tvsh. Ne kemi hrë në një kthesë graduale dhe duhet të bëjmë që të gjithë edhe pak durim. Duke mos harruar se çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Ekziston mundësia që të tërheqim frenat. Mos u qani pse ndryshojnë shpesh rregullat dhe vendimet sepse janë të pashmangshme”, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/242825753589226/