Paraditen e sotme është gjetur një trup i pajetë në vendin e qujtur “Kaminat” në Delvinë”.
Sipas policisë, kufoma i përket 30-vjeçarit me iniciale E.I.
I riu është vetëvrarë me armë zjarri, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë e markës “TT”, me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë
Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.