Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga COVID-19 në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.
Sipas mediave kosovare, pacientja prej ditësh ndodhej në terapi intensive.
“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, tha Kolaj.
Numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 598, në mesin e të cilëve 123 të shëruar dhe 15 viktima.
Qeveria kosovare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndër to edhe ndëshkimi me gjoba për ata që thyejnë karantinën.