Prej ditësh në terapi intensive, ndërron jetë nga COVID-19 gruaja shtatzënë në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Sipas mediave kosovare, pacientja prej ditësh ndodhej në terapi intensive.

“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, tha Kolaj.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 598, në mesin e të cilëve 123 të shëruar dhe 15 viktima.

Qeveria kosovare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndër to edhe ndëshkimi me gjoba për ata që thyejnë karantinën.

Shpërndaje
Share.

Komento