Disa ditë më parë u raportua se të gjithë personat që punojnë në Kryeministri në Kosovë iu nënshtruan testit të koronavirusit dhe të gjithë rezultuan negativ.
I ftuar në “Çim Peka live”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se kishte kërkuar testim, pasi të kishin pasur kontakte me një person të huaj, i cili më pas kishte rezultuar i infektuar nga COVID-19.
“Testim për të gjithë në kryeministri. U testuam sepse kishim kontakte me një person të huaj me COVID-19. Nuk kam frikë për vetën time por kam frikë se mund të infektoj familjarët,”-tha Kurti.
Më herët në një konferencë për mediat, kreu i VV deklaroi se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.
Sipas tij, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, e votuar në Kuvend më 25 mars, tha se ishte e koordinuar me ambasadorin Grenell, duke shtuar se qeveria e tij u rrëzua, vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.
Ditën e sotme Grupi Regjional i Evropës Kontinentale ka miratuar marrëveshjen e re energjitike mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Europian të Sistemit të Transmetimit të Energjisë (EN
Lajmin e mirë e ka konfirmuar dhe Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë e Kosovës e cila shkruan se me marrëveshjen e re Kosova dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Kosovës kanë fituar pavarësinë energjetike.
“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re të kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të marrëveshjes së re të kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë”, shkruan ministrja Hajdari.