Në një komunikim online, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, se brenda muajit maj qeveria do të miratojë aministinë fiskale.
Shefi i qeverisë bëri me dije se aministia fiskale do të ndahet në tre faza, ku në të parën detyrimi i pagesës do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.
Përfitues janë emigrantët dhe qytetarët që kanë punuar në të zezë dhe kanë nevojë të formalizojnë paranë.
Kryeministri sqaron se nga amnistia përjashtohen politikanët, zyrtarët e policisë, gjykatave, prokurorive, institucioneve të tjera të larta dhe personave që kanë kryer vepra kriminale dhe korrupsion.
”Amnistinë fiskale do e kalojmë këtë javë në qeveri dhe më pas do e dërgojmë në Kuvend ku do të miratohet në maj. Amnisti fiskale. Amnisti e domodoshme pasi për 30 vjet me radhë ne e dimë shumë mirë që në radhë të parë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që e kanë pasur dhe e kanë ende sot t’i depozitojnë në banka. Duek vazhduar edhe me shumicën dërrmuese në Shqipëri që si rezultati i transformimit të madh ekonomik dhe rrënjës në raportin mes idnividit dhe sistemit në një ecuri në të përpjetë në vitet ’90 dhe më pas kanë kursime të cilat padiskutim janë të interesuar t’i depozitojmë po ashtu dhe kompanitë që kanë të ardhura dhe të kenë mundësi t’i depozitojnë në banka. Amnisti gjithpërfshirëse të të gjithë atyre që jetojnë jashtë vendit dhe këtu dhe që janë në nevojën 30- vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë në dispozicion. Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe të ardhurat nga korrupsioni. Nuk amnistohen. Pra përjashtohen ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale. Po ashtu përjashtohen padiskutim politikanët, zyrtarët e lartë së bashku me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në Polici, Gjykatave, Prokurorive apo në radhët e rangjeve të larta dhe administratës. Gjithë të tjerët përfitojnë, do të përfitojnë, kur të miratohet në Kuvend.
çdo qytetar, çdo qytetar që ka pashaportë shqiptare mund të përfitojë nga amnistia natyrisht nëse nuk është në kategoritë përjashtuese që përmenda. Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej 1 viti dhe të ndahet në 3 fasha, 4 mujore.
Faza 1
Detyrimi për të depozituar paratë- 5%
Faza 2- 7%
Faza3- 10%
Por sigurisht do të diskutohen dhe kolaudohen.”- tha Rama.