Unioni i Këshillave studentorë i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit, ku paraqet vështirësitë me të cilat po hasen studentët për shkak të pandemisë COVID-19.
Një nga problemet më të mëdha për studentët gjatë kësaj periudhe është pamundësia për të paguar tarifën e studimit.
Ata kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit, që të përgjysmojë tarifën për vitin shkollor.
Gjithashtu studentët kërkojnë, që të përgjysmohet tarifa e konvikteve.
Letra e plotë
Lemosh JO, Pergjysmim PO Duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë nga Unioni i Këshillave Studentorë, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore. Situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare, e për më tepër familjet ku ka studentë. Tarifa e shkollimit është e paarsyeshme dhe e pamundur të paguhet në një situatë të tillë. Nëpërmjet kësaj letre të hapur ku shpjegojmë dhe arsyet e qëndrimit tonë Unioni i Këshillave Studentorë fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët. Ne presim që strukturat shtetërore të reflektojnë menjehëherë ndaj këtij problemi madhor. Studentët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje nga ana juaj, jo fjalë boshe dhe lëmoshë. Pikërisht sot, mos na lini vetëm!
Që prej 9 marsit mësimi nëpër shkolla është pezulluar, ndërsa orët mësimore zhvillohen online.