Skip to content
Të Gjitha

Fasoneritë bëjnë kërdinë, një tjetër punonjës në Krujë i prekur nga COVID-19

· 1 min lexim

Fasoneritë janë kthyer në vatra infeksioni të COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Këto biznese, nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe nuk kanë siguruar punonjësit e tyre.

Më problematike paraqitet situata në Krujë, ku së fundmi ka rezultuar pozitiv punonjësi i një fasonerie me rreth 300 punëtorë.

Ai ka qenë në punë deri më datë 3 prill dhe më pas fasoneria është mbyllur.

Ka dyshime se ky person, mund të ketë infektuar edhe punonjës të tjerë.

Ky nuk është rasti i vetëm në Krujë, pasi gjithashtu të paktën 28 punëtorë në një fasoneri tjetër rezultojnë të prekur nga COVID-19.

Numri total i të prekurve nga COVID-19 në Krujë ka shkuar në 19.

Ndërsa në rang kombëtar numërohen 562 të infektuar, në mesin e të cilëve 26 viktima dhe 314 të shëruar.