Skip to content
Të Gjitha

Pjesë e grupit të fajdeve, 23-vjeçari nga Shkodra bie në pranga

· 2 min lexim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga 4 personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit të fajedeve.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale J.A., banues në Shkodër.

Në mars të vitit të kaluar, u arrestuan 12 persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim, në mesin e të cilëve edhe J.A.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar arrest me burg për 23-vjeçarin, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Maranaj”.

Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit “Maranaj”, të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.