Të pajisur me municione luftarake! Arrestohen dy të rinjtë që qëlluan me kallashnikov
Shkodër– Dy persona janë arrestuar së fundmi, pasi kishin qëlluar me armë zjarri në ajër duke përhapur panik tek banorët e zonës në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi.
Bëhet fjalë për një 18-vjeçar me iniciale L. A., dhe për një 19-vjeçar me iniciale K. G., të dy banues në qytetin e Shkodrës thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.
Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., u sekuestruan një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Goditet një tjetër rast i armëmbatjes pa leje.
Fianalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”.
Qëlluan me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen në kohë reale dhe vihen në pranga dy autorët.
Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht:
L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.
Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.