Pasditen e sotme kryeministri Rama realizoi një komunikim live në Facebook me të gjithë qytetarët ku njoftoi vendime të rëndësishme dhe lehtësime të masave.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se do falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe automjetet që kanë thyer masat e marra kundër Covid-19.
Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekëshe, teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajë gjobë.
Rama “lëshon dorën”: Fal 7 mijë gjoba për këmbësorët dhe u rikthen shoferëve patentat e bllokuara
Sakaq, kreu i qeverisë njoftoi edhe një sërë lehtësimesh të tjera, siç janë:
- Javën e ardhshme, bizneset do mund të punojnë lirisht, brenda fashës së përcaktuar 5 e mëngjesit – 5.30 pasdite apo me turne,
- Lëvizja me makina do jetë më e lehtë, pasi shoferët mund të marrin edhe një person tjetër në makinë,
- Të moshuarit mund të dalin nga shtëpia nesër vetëm për ajrosje deri në orën 11 dhe mund të shoqërohen nga një tjetër person,
- Nesër do të publikohen listat e bizneseve që fillojnë punën më 20 apo 27 prill,
- Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania,
- Nga java e ardhshme nuk ka më leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania,
- Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, por vetëm me autorizim.
Rama bën lëshime të mëdha: Ja vendimet e reja që komunikoi kryeministri sot
Së fundmi Rama ka publikuar Aktin Normativ të faljes së gjobave për këmbësorët dhe shoferët, ku theksohet se të gjithë ata që e kanë paguar gjobën do u kthehet shuma e lekëve.
Rama shkruan se gjobat u falën se shkelësit jo se nuk gabuan duke thyer masat ndaj Covid-19, por sepse në këtë situatë jemi një familje dhe meritojnë një shans të dytë dhe me hapjen graduale thotë kryeministri shkeljet bëhen edhe më të rrezikshme.
STATUSI NGA EDI RAMA
🟢 GJOBAT, PATENTAT E MARRA PËR 3 VJET DHE MAKINAT E BLLOKUARA PO ASHTU PËR SHKELJE GjATË KËTYRE JAVËVE, DO T’U KTHEHEN TË NDËSHKUARVE, JO SEPSE NUK GABUAN, PO SEPSE SIDOQOFTË JEMI NJË FAMILJE NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME, KU EDHE ATA QË U NXITUAN MERITOJNË NJË SHANS TË DYTË NË VEND TË NJË HALLI MË SHUMË!
🔴 UROJ TË MOS QË AS ATA TË MOS E PËRSËRISIN DHE AS TË TJERË TË MOS BËJNË TË NJËJTIN GABIM, SEPSE ME HYRJEN NË FUQI TË KODIT TË RI PENAL, ASKUSH NUK MUND TË JUSTIFIKOHET E TË TOLEROHET MË, TEKSA HAPJA GRADUALE I BËN SHKELJET EDHE MË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E POPULLIT…
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157654618291523