Pasditen e sotme kryeministri Rama realizoi një komunikim live në Facebook me të gjithë qytetarët ku njoftoi vendime të rëndësishme dhe lehtësime të masave.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se do falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe automjetet që kanë thyer masat e marra kundër Covid-19.
Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekëshe, teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajë gjobë.
Rama “lëshon dorën”: Fal 7 mijë gjoba për këmbësorët dhe u rikthen shoferëve patentat e bllokuara
- Sakaq, kreu i qeverisë njoftoi edhe një sërë lehtësimesh të tjera, siç janë:
- Javën e ardhshme, bizneset do mund të punojnë lirisht, brenda fashës së përcaktuar 5 e mëngjesit – 5.30 pasdite apo me turne,
- Lëvizja me makina do jetë më e lehtë, pasi shoferët mund të marrin edhe një person tjetër në makinë,
- Të moshuarit mund të dalin nga shtëpia nesër vetëm për ajrosje deri në orën 11 dhe mund të shoqërohen nga një tjetër person,
- Nesër do të publikohen listat e bizneseve që fillojnë punën më 20 apo 27 prill,
- Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania,
- Nga java e ardhshme nuk ka më leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania,
- Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, por vetëm me autorizim.
Rama bën lëshime të mëdha: Ja vendimet e reja që komunikoi kryeministri sot
Së fundmi, Rama lidhur me shtetrrethimin që sapo ka filluar tashmë me anë të një statusi në Facebook ka përmendur edhe një herë 2 kategoritë që do lejohen të lëvizin me kushte.
Të drejtë të dalin kanë vetëm pensionistët deri në orën 11:00 si dhe ata që kanë autorizim për fundjavën për punë, të cilët do të bëjnë vetëm itinerarin shtëpi- punë- shtëpi pa asnjë ndalesë.
Kreu i qeverisë sqaron se në fundjavë do jenë të gjitha bizneset mbyllur dhe do hapen të hënën në orën 05:00, sipas urdhrave të parë.
“NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00. ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS. TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSIS“, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157653363516523/