Skip to content
Të Gjitha

Shtohen rastet me COVID-19 në Fier, 3 anëtarë të një familje dalin pozitiv

· 1 min lexim

Në Fier janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19.

Sipas “Dosja.al”, tre rastet e reja janë pjesëtarë të një familje që banojnë në lagjen “Afrimi i ri”.

Dyshohet se ata janë raste kontakti, pasi nuk kanë histori udhëtimi jashtë vendit.

Fieri numëron 32 të prekur nga COVID-19, në mesin e të cilëve 2 janë viktima.

Ditën e djeshme u shënuan 19 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 494.

Në mesin e tyre numërohen 25 viktima dhe 251 të shëruar.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar, ku 5  janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7  në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.