Duket se ditët e bukura për Kosovën kanë përfunduar sepse koronavirusi po përparon ndjeshëm, duke thelluar çdo ditë bilancin e të infektuarve dhe viktimave.
Mbrëmjen e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 423.
Ndërsa, nga ana tjetër janë shëruar edhe pesë pacientë dhe tashmë numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 71.
Deri tani janë regjistruar 9 viktima, ku rasti i fundit u regjistrua sot, ku një 69-vjeçar ndërroi jetë në spital.
Dy ditë më parë qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi masa të reja sepse bilanci në ditët e fundit është thelluar.
Kufizimet e qeverisë:
Prej datës 15 prill ndalohet qarkullimi i personave fizik në komuna përveç rasteve në vijim:
Për personat mbi moshën 60 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme dhe për të kryer nevojat financiare për 1 orë e gjysmë në ditë.
Gjatë qarkullimit për furnizim me mallra nuk lejohet shoqërim nga askush përveç personave me aftësi të kufizuara dhe personave nën moshën 16 vjeç.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë ndaj personave mbi 65 vjeç të mos dalin nga shtëpitë.
Shumica e qytetarëve do të kenë mundësi të dalin 1 herë në ditë për 1 orë e gjysmë.
Në rastet emergjente lejohet dalja.
Lejohet qarkullimi për personat fizik kur është e domosdoshme për tu kujdesur për një person të sëmurë.
Nga data 15 prill nga ora 6 ndalohet qarkullimi o veturave, përveç në disa raste.
Me leje të veçant lejohet qarkullimi i mjeteve për stafin esencial.
Lejohet qarkullimi për të kryer nevojat e instituticoneve të parapara.
Lejohet qarkullimi i automjeteve për personat me aftësi të kufizuar.
Përveç në këto raste nuk lejohet më shumë se një 1 pasagjer në veturë.
Ndalohet ndalja për arsye tjera përveç këtyre lartë.
Mosrepsektimi i vendimit dënohet me gjobë. Personat fizik dënohen me 1 mijë deri në 2 mijë euro gjobë.
Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të tre numrave të fundit të letërnjoftimeve.