Skip to content
Të Gjitha

Të prekur nga COVID-19, ja si paraqitet situata në mesin e bluzave të bardha

· 1 min lexim

Pas përditësimit të të dhënave në lidhje me situatën në 24 orët e fundit të COVID-19 në vendin tonë, zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, iu përgjigj interesit të medias.

Ajo bëri me dije se në mesin e të prekurve, 52 janë personel shëndetësor.

Nga këto 36 janë shëruar, 16 ndodhen në gjendje të mirë dhe vetëm 1 është shtruar në spital.

Rakacolli bëri me dije se nuk ka moshë të re në terapi intensive.

Përsa i përket vaksinimi, zv. ministrja tha se po bëhet normalisht, edhe për sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 19 raste të reja, duke e çuar numrin në 494.

Në mesin e tyre numërohen 25 viktima dhe 251 të shëruar.

Rastet e reja me COVID-19 janë regjistruar; 11 në Tiranë, 1 në Krujë, 1 në Korçë, 1 në Elbasan, 5 në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar, ku 5  janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7  në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.