Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar Bashkinë e Vlorës që të mbyllë tregun, pasi nuk respekton masat dhe kushtet higjienike.
Tregtarët ndërkohë janë ngritur në protestë, që prej orës 5 të mëngjesit, pasi mallin e blerë janë detyruar ta hedhin në plehra.
Sipas tyre nuk mund të bëhet mbyllja e tregut brenda ditës dhe pa lajmëruar.
Ata tregtojnë fruta-perime, ndërkohë kishin blerë 30-40 mijë lekë mall për ta shitur.
“Pse duhet të mbyllë tregun, unë me atë ushqehem. Vetëm na thanë mbylleni, por nuk na thanë kur do të hapet. Çfarë shteti është ky që nuk lajmëron. 500 mije lekë mall që kam do mi japë shteti. Ato janë fruta perime dhe prishen nuk durojnë. Nuk kemi asnjë kusht as ujë asgjë dhe tashmë na thonë ik”, tha një tregtar për “ABCnews.al”.
Tregtarët shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në një zgjidhje të situatës.