Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për grabitje të përsëritura, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Dy të rinjtë ndër të tjera, kanë grabitur edhe një çift, duke i marrë çantën me para që kishin me vete.
Këta të fundit lajmëruan policinë, e cila arrestoi menjëherë shqiptarin, si dhe identifikoi e shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Sipas mediave greke, në momentin e prangosjes, shqiptari ka bërë rezistencë.
Në vendin e grabitjes, policia gjeti motoçikletën e autorëve, një kapuç, një telefon dhe mjete të ndryshme për grabitje.
Gjatë hetimeve, u zbukua se shqiptari sh bashkëpunëtori i tij kanë qenë grabitës sistematik në zonën e Atikës.
Ata akuzohen për 9 grabitje dhe vjedhjen e një makine.