Prej javësh Italia po kalon një situatë tepër të vështirë, pasi koronavirusi është treguar i pamëshirshëm duke vrarë mijëra njerëz, teksa javën e fundit kurba ka qenë e paqëndrushme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 602 viktima, duke pësuar rritje, nga 566 që u shënuan dje.
Por nga ana tjetër, është ulur sërish numri i rasteve të reja, pasi janë regjistruar 2, 972 persona të infektuar, ndërsa dje shifra ishte 3,153 persona.
Kështu, për herë të parë që nga 13 marsi, numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite është më i ulët se 3000.
Numri i të vdekurve në total është 21, 066, ndërsa numri i të infektuarve 162,488.
Disa ditë më parë qeveria italiane njoftoi ndryshimin e strategjisë për luftën ndaj COVID-19, duke miratuar një plan me 5 pika:
- Distancim social,
- mjete mbrojtëse për të gjithë spitale COVID në të gjithë territorin kombëtar,
- përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale,
- studim për të kuptuar sa janë prekur dhe
- një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.
Sakaq, më 10 prill, kryeministri Conte lajmëroi zgjatjen e izolimit deri në 3 maj, duke u shprehur se masat e marra kanë dhënë fryte, por nuk duhet të rrezikojnë, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave.
Dekreti i ri/ Italia e “kyçur” deri më 3 maj, Conte: “Nuk mund të rrezikojmë më shumë”
Ndërkohë, Italia ka vendosur që të aplikojë të shumëpërfolurin “testim masiv” që në disa vende ka dhënë rezultat pozitiv, duke arritur të izolohet virusi që po tmerron botën.
Italia i provon të gjitha armët kundër COVID-19: Nis “pasaportat e imunitetit”
Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 22,100 vdekje nga koronavirusi si dhe janë raportuar më shumë se 600 mijë të infektuar me Covid-19 dhe kështu Itali renditet e dyta në rang botëror për numrin e viktimave.