Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Shëngjin.
Viktima ishte hedhur në kanal dhe është pikasur nga kalimtarë të rastit.
Kanë qenë këta të fundit që njoftuan menjëherë policinë.
Nuk ka ende të dhëna në lidhje me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.