Skip to content
Rajoni

Tre shqiptarë arrestohen në Maqedoni të Veriut pasi thyen karantinën, lagjia ngrihet në këmbë për lirimin e tyre

· 1 min lexim

Policia maqedonase rrahu dhe arrestoi tre shqiptarë, të cilët dolën nga banesa jashtë orarit të lejuar.

Për këtë arsye, banorët e lagjes “Hasanbeg” thyen karantinën dhe dolën në protestë, raportojnë mediat maqedonase.

Menjëherë pas arrestimit të tyre, e gjithë lagja është ngritur në këmbë dhe kanë kërkuar lirimin e shqiptarëve.

Banorët shprehen, se policia maqedonase ka hyrë në shtëpitë e shqiptarëve dhe i ka shqetësuar.

Ndërkohë pas lirimit të shqiptarëve, turma është shpërndarë.

Aktualisht Maqedonia e Veriut numëron 854 të prekur me COVI-19, në mesin e të cilëve 38 viktima dhe 44 të shëruar.