Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim me qytetarët, ku pritet të bëjë me dije shtimin e paketës së ndihmës ekonomike për të ndihmuar qytetarët e bizneset e prekura nga COVID-19.
Fillimisht, Rama foli rreth situatës së krijuar në vendin tonë, duke thënë se është i shqetësuar dhe se kemi hyrë në një fazë delikate që varet nga qytetarët.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij u shpreh se rasti i Shkodrës tregoi se nuk duhet të nxitohemi e të vijojmë të respektojmë masat.
“Rasti i Shkodrës duhet të na mësojë se çdo ulje e vigjilencë, çdo nxitim për tu kthyer në realitetin që e duam të gjithë, mund të na kthejë mbrapsht dhe të na dërgojë në qorrsokak. Të gjithë jemi në hall, e lufta vijnë për të na i shtuar hallet. Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshem, nuk e ka një zgjidhje. Askush nuk e ka një përgjigje për të gjitha dilmat, e askush nuk e di se kur është fundi. Të gjitha hallet t’i mbledhësh, nuk janë aq të mëdha, nëse nuk funksionojë zinxhiri i solidaritetit, i cili deri këtu e ka penguar armikun e padukshëm, që bën në botë. Sot jam shumë në merak, se shumë prej jush po kuptoni se po mbaron. Hapni rrugët, hapni punët thonë të tjerë se po vdesin”, u shpreh Rama.
Teksa të gjithë prisnim që situata në vendin tonë të përmirësohej, këtë të hënë bilanci nga COVID-19 është thelluar, duke hedhur poshtë edhe pritshmëritë e mjekëve.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 467, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, teksa disa minuta më parë ndërroi jetë edhe një 45-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 24 numrin e viktimave.